Shoferja e veturës u zemërua aq shumë me fqinjën e saj, e cila ia gërvishti derën e veturës, sa që vendosi t’i hakmerrej.
Sipas News.Ykt.Ru, kjo është arsyeja pse gruaja kaloi disa herë mbi fqinjën të cilën vet e shtyu me veturë.
Marina Shkurina akuzohet se i ka shkaktuar lëndime serioze viktimës, derisa voziste qëllimisht mbi të veturën Nissan, transmeton Telegrafi.
Për çudinë e të gjithëve, gruaja që është dërguar në spitalin e qytetit Aldan të Rusisë me lëndime të mëdha, është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/