Dy adoleshentë ua kanë shpëtuar jetën një çifti, që kishin përfunduar me veturën në një liqe në Beervelde të Belgjikës.
Të rinjtë që ishin në një barkë gome, u janë afruar veturës që po fundosej dhe kanë nxjerrë ngadalë – fillimisht gruan, e më pas edhe burrin nga ana tjetër e veturës, transmeton Telegrafin.
Pensionistët kanë qenë shumë bashkëpunues, sepse kanë qëndruar të qetë dhe pa panik, derisa adoleshentët i kanë nxjerrë nga vetura. /Telegrafi/