Site icon Telegrafi

Shpërthimi i ri i Ebola? Guinea raporton viktimat e para që nga viti 2016

Tre persona ndërruan jetë nga Ebola dhe pesë të tjerë rezultuan pozitivë për virusin në jug-lindje të Guinesë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, një nga viktimat në Guinea ishte ishte një infermiere e cila u sëmur në fund të janarit dhe u varros më 1 shkurt, deklaroi shefi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shëndetësore, Sakoba Keita.

“Midis atyre që morën pjesë në varrim, tetë njerëz kishin zhvilluar simptoma: diarre, të vjella dhe gjakderdhje”, tha ai.

“Tre prej tyre vdiqën dhe katër të tjerë janë në spital”, u shpreh Keita.

Ai potencoi se një pacient “ia mbathi”, por ishte gjetur dhe shtruar në spital në kryeqytetin Conakry.

Ministri i Shëndetësisë, Remy Lamah, tha se zyrtarët ishin “vërtet të shqetësuar” për vdekjet në vend nga Ebola.

Midis vitit 2013 dhe 2016 më shumë se 11 mijë njerëz vdiqën si pasojë e kësaj sëmundjeje në Afrikën Perëndimore, që shpërtheu në Guinea.

Për herë të fundit viktimat si pasojë e Ebolas në Guinea ishin raportuar në vitin 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version