Telegrafi

Shpërthimi i meteorit shkaktoi dridhje të ndërtesave në Kanada dhe SHBA

Disa ditë më parë, një top zjarri shpërtheu në qiell mbi verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe Kanada juglindore.

Fragmenti i një asteroidi u copëtua në një lartësi prej 84 kilometrash kur hyri në atmosferën e tokës.

Meteori “u copëtua kaq dhunshëm”, sa që tronditi ndërtesat në të gjithë shtetin dhe prodhoi një shpërthim të fortë, tha NASA, transmeton Telegrafi.

NASA tha në Facebook se mbi 100 dëshmitarë okularë raportuan detaje të meteorit në Vermont rreth orës 5:38 pasdite.

Për herë të parë u shfaq rreth 52 milje mbi Mount Mansfield State Forest, duke lëvizur 33 milje nëpër atmosferën e sipërme, përpara se të digjej 33 milje mbi Beach Hill, në Qarkun e Orleansit.

Trupi qiellor po udhëtonte me një shpejtësi të përafërt prej 21 kilometra në sekondë (75,600 km/orë). Shpërthimi thuhet se ishte aq i dhunshëm sa që edhe ndërtesat u tronditën.

“Ndërsa objekti depërtoi më thellë në atmosferë, presioni u ndërtua në pjesën e përparme të tij ndërsa një vakum formohej pas tij”.

“Shkëmbi hapësinor u copëtua me dhunë, duke prodhuar një valë presioni që tronditi ndërtesat dhe gjeneroi tingullin e dëgjuar nga ata që ishin afër trajektores”. /Telegrafi/