Njësia 29155 e Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), në tetor të 2014-së kishte hedhur në erë depon e armeve në Vrbětice të Republikës Ceke.
Nga ky shpërthim kishin vdekur dy punëtorë që kishin ruajtur depon.
Sipas autoriteteve çeke, operacioni në Vrbětice kishin për synim sabotimin e kompanisë së armeve EMCO.
Bellingcat njofton se disa oficerë të kësaj njësie kishin komunikuar në mënyrë aktive me oficerët ushtarakë rusë të vendosur në Donbas, si dhe me komandantët lokalë të militantëve që luftonin kundër Qeverisë qendrore të Kievit gjatë viteve 2014-2015.
Gjatë kësaj periudhe, aktiviteti i vetëm ushtarak i vazhdueshëm i Rusisë në shkallë të gjerë ishte në Ukrainë. Një njësi klandestine e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes natyrisht pritet të ketë përparësi në aftësitë mbrojtëse në “eliminimin” e kundërshtarëve të Rusisë në gjatë kohës së luftës.
#EUCO approved conclusions on #Russia and @eucopresident has now opened debate on #UK pic.twitter.com/NanByxTYJB
— Barend Leyts (@BarendLeyts) May 24, 2021
Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Barend Leyts, në profilin e tij në Twitter, njofton se pas provokimeve të vazhdueshme të Rusisë, ky institucion i del në mbrojtje Republikës Ceke.
“Këshilli i Evropës shpreh solidaritetin me Republikën Ceke dhe përkrah kundërveprimin e saj”, njofton Leyts.
Lidhur me këtë shpërthim, kohëve të fundit Çekia kishte depërtuar 18 diplomatë rusë nga vendi. /Telegrafi/