Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar para pak çastesh në Kiev, duke e goditur rëndë kështu infrastrukturën civile e atë energjetike.
Sipas banorëve të kryeqytetit ukrainas, shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka shkruar në Telegram se është goditur infrastruktura energjetike por edhe ajo civile.
Ai i bërhi thirrje banorëve të qëndrojnë nëpër strehimore, derisa alarmi që paralajmëron sulmet ajrore akoma është i ndezur.
Kujtojmë që javëve të fundit ushtria ruse po godet vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke bërë që miliona banorë të mbesin pa energji elektrike.
Madje me ardhjen e temperaturave të ulëta, dimri në Ukrainë po konsiderohet si i papërballueshëm për shkak të mungesës së ngrohjes, ujit dhe energjisë elektrike. /Telegrafi/
Smoke is rising after a rocket hit in Kyiv.
Kyiv mayor confirmed that an infrastructure object was hit in Kyiv.
We see that often as well.
Several districts of Kyiv are without electricity and water after the hits.
We need air defense systems and combat planes. pic.twitter.com/jXt4Sdnq1P
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 23, 2022