Telegrafi

Shpërthime të fuqishme në Kiev, i pari i kryeqytetit ukrainas thotë se ndodhën brenda pak minutave

Siç raporton Reuters, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar para pak çastesh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.  

Madje sipas dëshmitarëve okularë që kanë folur me gazetarin e Reuters, ka thënë se ka pasur të shtëna armësh në pjesën perëndimore të Kievit, transmeton Telegrafi.

E shpërthimet në Kiev i konfirmoi edhe i pari i këtij qyteti, Vitali Klitschko, i cili ka shkruar në Twitter se kanë ndodhur pesë shpërthime brenda tre minutave në afërsi të trafo stacionit kryesor.

Madje edhe pamje amatore të publikuara shfaqin momentin e shpërthimeve, për të cilat ka folur edhe Klitschko. /Telegrafi/