Shpërthime të fuqishme raportohet të kenë ndodhur në Kiev, këtë e kanë konfirmuar për Reuters edhe dëshmitarë të shumtë.
Kryeqyteti ukrainas dhe i tërë rajoni i Kievit janë aktualisht në zhurmën e sirenave që paralajmërojnë sulme të mundshme ajrore, transmeton Telegrafi.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka shkruar në Telegram, se kanë ndodhur “shpërthime në kryeqytet dhe se qytetarët urgjentisht duhet të futen nëpër strehimore”.
Children in Kyiv run for cover at 10:30 a.m. as deadly Russian ballistic missiles are shot down over the capital by air defense.
There are no atrocities Russian bastards would not commit, including an attempt of a ballistic strike at the heart of a multimillion city.
This is a… pic.twitter.com/uc19jrwFIg
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 25, 2024
Mediat ukrainase Kyiv Independent dhe Kyiv Post gjithashtu po raportojnë për një seri shpërthimeth – duke cituar gazetarët që i kanë në terren në Kiev.
E autoritetet ukrainase thonë se copëzat e raketave kanë rënë në pjesën qendrore të Kievit, si dhe mbi ndërtesat kolektive që janë dëmtuar.
Në anën tjetër, ambasadorja amerikane në Ukrainë ka bërë të ditur se Rusia po sulmon Ukrainën me raketa hipersonike.
Again this morning Russia is attacking Ukraine with hypersonic missiles. Loud explosions in Kyiv.
Over the last 5 days, Russia has launched hundreds of missiles and drones against a sovereign country.
Ukraine needs our assistance now. There is not a moment to lose.
— Ambassador Bridget A. Brink (@USAmbKyiv) March 25, 2024
Bridget Brink ka shkruar në llogarinë e saj në X për shpërthime të fuqishme në Kiev.
Ndryshe forcat ajrore të Ukrainës pretendojnë se kanë rrëzuar dy raketa balistike të Rusisë që kishin shënjestruar Kievin.
Raketa janë lansuar nga Krimea e pushtuar dhe janë rrëzuar nga forcat ajrore, ka njoftuar general-lejtnant MykolaOleschuk. /Telegrafi/