Një qytetin port të Ukrainës, Odesa, janë dëgjuar tri apo katër shpërthime të fuqishme që vinin nga pjesa perëndimore.
Madje mediat e atjeshme raportojnë se mbrojtja ukrainase, u ka bërë thirrje qytetarëve të strehohen si pasojë e raketave ruse të shkrepura nga disa luftanije nga brigjet, transmeton Telegrafi.
Tensionet në Odesa dita-ditës po rriten, pasi cilësohet si pikë strategjike për Moskën. E forcat ukrainase të dielën kanë njoftuar se kanë goditur një prej anijeve ruse, duke i shkaktuar dëme të mëdha.
Madje pak qaste më parë janë dëgjuar sirenat në këtë vend – duke paralajmëruar banorët për sulme të mundshme ajrore nga ushtria ruse. /Telegrafi/