Site icon Telegrafi

Shpërthime në ndërtesën e FSB-së ruse në Belgorod

Mbrëmjen e kaluar janë regjistruar disa shpërthime në ndërtesën e FSB-së në Belgorod të Rusisë, që gjendet pranë kufirit me Ukrainën.

Në po të njëjtën ditë një njësi e vullnetarëve rusë që luftojnë përkrah ukrainasve kishin sulmuar këtë vend.

Mediat ruse raportojnë se në Belgorod janë sulmuar ndërtesat ku gjenden ministria e Brendshme dhe FSB-ja (shërbimi sekret rus).

Lexo po ashtu Si do të dukej një luftë e humbur e Putinit në Ukrainë?

“Në Belgorod cak i sulmeve ishin ministria e Brendshme dhe FSB-ja”, tha një nga mediat ruse, transmeton Telegrafi.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase publikoi mbrëmë pamjet e vullnetarëve rusë “liri për Rusinë”, që po bëheshin gati për operacionin ushtarak në rajonin e Belgorodit.

Ata u futën në disa fshatra me mjete të ndryshme të blinduara, duke arritur për pak qaste të marrin nën kontroll katër prej tyre. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version