Telegrafi

Shpërthime masive në Krime, shkatërrohen raketa ruse – Ukraina nuk e merr përgjegjësinë

Një shpërthim në veri të Krimesë së aneksuar ka shkatërruar raketat ruse që po transportoheshin me tren, tha ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Kreu që u zgjedh nga Rusia për ta menaxhuar qytetin Dzhankoi tha se zona ishte sulmuar nga dronët, transmeton Telegrafi.

Ukraina kishte njoftuar për këto shpërthime, por nuk tha se qëndronte pas sulmit.

Mirëpo në rast se Ukraina qëndron mbrapa këtij sulmi do të ishte një sulm i rrallë i ushtrisë së Ukrainës në Krime, e cila është aneksuar që nga viti 2014.

“[Shpërthimet] vazhdojnë procesin e çmilitarizimit të Rusisë dhe përgatit gadishullin ukrainas të Krimesë për çlirim”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Kievi tha se raketat e shkatërruara do të përdoreshin nga flota ruse e Detit të Zi.

Ihor Ivin, administratori rus, tha se një burrë 33-vjeçar ishte dërguar në spital pasi pësoi një lëndim me prerje nga një dron i rrëzuar. Ai nuk përmendi ndonjë objektiv ushtarak të dëmtuar.

Disa ndërtesa morën flakë dhe rrjeti elektrik u dëmtua, sipas Ivin.

Rusia pati fajësuar Ukrainën për kryerjen e një sulmi me dron në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, në tetor 2022. /Telegrafi/