Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin rus Kalach-na-Don në rajonin e Volgogradit, që me gjasë ishte një sulm me dronë, është bërë e ditur në kanale të ndryshme në Telegram.
Sulmi besohet të kishte shënjestuar bazën ajrore Marinovka në fshatin Oktyabrsky, rreth 20 kilometra nga Kalach-na-Don, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët thonë se përreth bazës ajrore janë dëgjuar 6 deri në 10 shpërthime të fuqishme – që shoqëruara me zhurma të dronëve.
Banorët e Kalach-na-Don kanë raportuar shpërthimet rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm, kurse kanali Baza në Telegram pretendon se njëri prej dronëve është interceptuar disa kilometra larg bazës ajrore – derisa rrënojat e një droni tjetër kanë rënë duke shkaktuar zjarr.
Ndryshe, forcat ukrainase vazhdimisht kryejnë sulme me dronë mbi territorin rus – duke shënjestruar asetet ushtarake, rafineritë e naftës si dhe fabrikat e ndryshme të municionit. /Telegrafi/
Ukrainian drones successfully attacked russian military airbase #Marinkovka in Kalach-on-Don raion, Volgograd oblast. Local residents reported hearing approximately 12 explosions around 3:30 am that started multiple fires.
Currently, the eyewitnesses observe smoke and munition… pic.twitter.com/bdIKOGcg6o
— Olga Klymenko (@OlgaK2013) August 22, 2024
Absolutely nothing has happened this morning at Russia’s Marinovka air base near Volgograd, calm down. pic.twitter.com/UbiCR5OF8a
— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) August 22, 2024