Telegrafi

Shpërthim i trefishtë në Transit Club për Bajram – Capital T, Gena dhe Xeni në mbrëmjen më të madhe në Pejë

Transit Club është përkujdesur që 15 qershori (e premte) të jetë spektakolare.

Klubi më i madh i natës në Pejë ka realizuar një program të jashtëzakonshëm me rastin e Bajramit.

Është Capital T që do të pushtojë skenën e madhe të klubit pejan, por nuk do të jetë i vetëm që do të perfomojë në Grand Opening.

Pos, hiteve të reperit prishtinas për të pranishmet do të kujdeset edhe dhe Gena, i cili do të argëtojë publikun.

Pas dyshes së lartcekur, ditën e nesërme (e shtune), do të jetë para fansave Shkelzen Jetishi, i njohur më mirë si Xeni.

Kjo njëkohësisht është mbrëmja më e madhe në mbarë Kosovën. /Telegrafi/