Një “shpërthim i fuqishëm” është raportuar pranë një aeroporti ushtarak në Rusinë jugore, sipas pretendimeve në mediat ruse.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një kanal në Telegram që ka thënë se shpërthimi i supozuar ndodhi në qytetin port të Primorsko-Akhtarsk, në rajonin Krasnodar të Rusisë.
Ai pretendoi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një raketë të drejtuar për në zonë.
Russian media report an explosion in the area of a military airfield in Primorsko-Akhtarsk, Krasnodar region, Russia.
This is an airfield from which drones and missiles are launched on Ukraine. pic.twitter.com/h4KaveKINL
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) July 2, 2023
Sipas kreut të rajonit Krasnodar, nuk ka të lënduar apo dëme të shkaktuara.
Këshilltari ukrainas Anton Gerashchenko ka postuar një video që pretendon të tregojë pasojat e shpërthimit. /Telegrafi/