Site icon Telegrafi

Shpërthim në veri të Mitrovicës pranë ekipit televiziv dhe policisë

Në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë sonte është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të një ekipi televiziv.

Sipas tij këtij mediumi shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm teksa në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur t’i shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishte afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnim ata ishin diku 5-6 persona të organizuar, të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, tha gazetari i tëvë1.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk është lënduar askush.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka akuzuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, se në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmban barrikadat që kanë bllokuar qytetarët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës tash e 11 ditë.

Sveçla ka thënë se “e vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim”.

Exit mobile version