Incidenti në urën e Krimesë mund të jetë një provokim nga Moska, tha për Reuters këtë mëngjes Natalia Khumeniuk, zëdhënësja e Komandës Jugore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
“Krijimi i provokimeve të tilla, të cilat autoritetet okupuese të Krimesë i raportojnë menjëherë dhe me zë të lartë, është një mënyrë tipike sesi autoritetet në Krime dhe shteti agresor (Rusia) zgjidhin problemet”, shtoi Humeniuk.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërprerë trafiku, në urën që lidh gadishullin e pushtuar ukrainas të Krimesë me Rusinë.
Guvernatori rus i rajonit të Belgorod, tha se në një “situatë të jashtëzakonshme” dy persona u vranë dhe një fëmijë u plagos.
Disa media perëndimore raportojnë se bëhet fjalë për dy shpërthime të ndara, ndërsa për viktima nuk është konfirmuar asgjë. /Telegrafi/
Decommissioning of the Crimean bridge this morning.
The video shows that one of the spans of this illegal bridge fell into the sea, and other structures were also destroyed.#Moscow #Zaporizhia #UkraineCounteroffensive #Bakhmut #Sevastopol #Crimea#Mariupol#KerchBridge pic.twitter.com/kZRe3MeiyH
— The Global 202 (@theglobal202) July 17, 2023