Telegrafi

Shpërthim në një hotel në pjesën e pushtuar të Khersonit – aty thuhet se ishin oficerë të shërbimit rus të sigurisë

Një shpërthim dhe zjarr i madh ka ndodhur në një ndërtesë që dikur ishte një hotel në Kherson të pushtuar nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë hotelin Salamar të dëmtuar rëndë në fshatin Port Zaliznyi në rrethin Skadovsk.

Mediat jozyrtare ukrainase raportuan se shërbimi rus i sigurisë FSB ishte i vendosur në hotel.

Dëshmitarët lokalë përshkruan një seri shpërthimesh në rreth.

https://twitter.com/SmartUACat/status/1603458562948489217?s=20&t=rhKC9YmKMGt-Cna8rtq_yw

Megjithatë, as zyrtarët vendas të emëruar nga Rusia dhe as ushtria ukrainase nuk i kanë komentuar raportimet.

Ndërkohë CNN thotë se nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimin se FSB ishte vendosur në hotel.

Skadovsk ndodhet në bregun e Detit të Zi dhe pjesë e rajonit më të gjerë Kherson, i cili nuk kontrollohet plotësisht nga asnjëra palë në konflikt.

Zyrtarët rusë kanë zhvendosur postet komanduese larg qytetit Kherson dhe drejt Krimesë që kur ukrainasit çliruan bregun perëndimor të lumit Dnipro dhe morën kontrollin e qytetit.

Në fillim të kësaj jave, ka pasur një atentat kundër një zyrtari të emëruar nga Rusia në Skadovsk, sipas autoriteteve pro-ruse në zonë. /Telegrafi/