Telegrafi

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë hodhën në erë një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk të Rusisë.

Kështu ka pohuar Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës, i cili ka publikuar edhe imazhe në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Ukrainasit vrasin 80 mercenarë rusë të Wagnerit dhe 119 tjerë i plagosin – e pësuan në Bakhmut derisa po tërhiqeshin

Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, tha për Ukrainska Pravda se trupat ruse ka të ngjarë ta bëjnë këtë nga frika e një sulmi ukrainas, por “Ukraina nuk është një agresor”.

“Siç e kam theksuar tashmë, shteti ynë është ekskluzivisht mbrojtës dhe ne nuk kemi nevojë për Bryansk”, tha ai.

Një video e publikuar nga shërbimi kufitar duket se tregon një shpërthim në një kryqëzim në Senkivka, ku takohen kufijtë e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, të shënuar nga monumenti i “Tre Motrave” të dukshme në të djathtë.

Ndryshe, kohët e fundit ka pasur shpërthime në rajone të ndryshme të shtetit rus. /Telegrafi/