Një rezervuar karburanti shpërtheu në urën Kerç të Krimesë të shtunën herët në mëngjes, sipas medias shtetërore ruse RIA dhe pamjeve të mediave sociale.
Burimi i shpërthimit mbetet i paqartë, raporton cnn.
Cisterna ndodhej në urën 19 kilometërshe të Kerçit – më e gjata në Evropë dhe strategjikisht e rëndësishme sepse lidh rajonin e Krasnodarit të Rusisë me gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.
Video of the fire on the railroad portion of the Crimean Bridge. https://t.co/N8tzlrtv0j pic.twitter.com/CwroM2ScUf
— Rob Lee (@RALee85) October 8, 2022
“Po punohet për shuarjen e zjarrit”, tha në një postim në Telegram këshilltari i kreut të administratës ruse të Krimesë së pushtuar, Oleg Kryunchkov, duke shtuar se “harqet e anijeve të urës nuk u dëmtuan”.
Ura e Kerçit është një lidhje hekurudhore dhe rrugore, ku kanë kanë kaluar mbi 40 mijë vetura në ditë gjersa kanë lëvizur mbi 14 milionë pasagjerë dhe 13 milionë tonë mallra në vit.
Ndryshe, ajo kontrollohej dhe mirëmbahej prej shtetit rus që nga koha kur ura u hap në vitin 2018. /Telegrafi/