Telegrafi

Shpërthim i madh në qytetin rus

Një shpërthim i madh  është raportuar gjatë mbrëmjes së kaluar në rajonin Rostov-on-Don në jug të Rusisë.

Sipas dëshmitarë, një zjarr i madh ndriçoi qiellin gjatë natës, para se të mbesnin pa energji elektrike në apartamentet e tyre, transmeton Telegrafi.

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin e shpërthimit të fuqishëm që ndodh në qytetin rus.

Lexo po ashtu Zelensky thotë se ndihma ushtarake perëndimore, është e pamjaftueshme për ta fituar luftën

Disa qytetarë rusë raportuan se bëhet fjalë për një shpërthim të fuqishëm në një trafo gjigante të energjisë elektrike.

Nga zyra e krybashkiakut të Rostov, thanë shpërthimi bëri që banorët të mbesin pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Ai nuk dha detaje sesi erdhi deri të shpërthimi apo shkaku, ndërkaq shpërthime të tilla të ngjashme janë duke ndodhur shpesh në territorin rus. /Telegrafi/