Mbrëmë kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme mbi një urë në qytetin Melitopol në Ukrainë, që është pushtuar nga rusët.
Zyrtari pro-rus i Melitopolit, Vladimir Rogov, ka konfirmuar se forcat ukrainase kanë sulmuar urën duke publikuar pamjet të saj, ku shihen pasojat e këtij sulmi, transmeton Telegrafi.
Në video shihen dëmet e shkaktuara në urë, e kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit si dhe zhurmën nga detonimi.
Në anën tjetër, kryetari ukrainas i Melitopolit, Ivan Fedorov që gjendet në ekzil, më herët ka thënë se janë dëmtuar shtyllat e kësaj ure.
E shkatërrimi i kësaj ure pa dyshim që i ka shkaktuar dëme të mëdha forcave ruse, që e përdornin për furnizim me armë dhe ushqim. /Telegrafi/
An explosion damaged the bridge in occupied Melitopol (Zaporizhzhia Oblast) last night.
Ukrainian Army continues targeting Russian ground lines of communication on the southern front. Melitopol is a key logistics hub that leads to occupied Crimea.
📹https://t.co/ilVF86MTrq pic.twitter.com/rE8x0fyrly— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) December 13, 2022