Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 07:40, në Lipjan.
Tutje thuhet se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshort), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Gjithashtu në raport bëhet e ditur se njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes.
“Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raport. /Telegrafi/