Telegrafi

Shpërthen Raiola: Nuk ka marrëveshje për Pogban

Foto LaPresse - Spada 23 05 2015 Torino (Italia) Sport Calcio Juventus - Napoli Campionato di Calcio Serie A TIM 2014 2015 - Stadio " Juventus Stadium " Nella foto: pogba raiola Photo LaPresse - Spada 23 05 2015 (Italy) Sport Soccer Juventus - Napoli Italian Football Championship League A TIM 2014 2015 - " Juventus Stadium " In the pic: pogba raiola

Agjenti i Paul Pogbas ka shpërthyer me fjalë pas thashethemeve të fundit për mesfushorin francez.

Mino Raiola ka thënë, në mënyrën e tij të veçantë, se një transferim me Manchester United ende nuk është finalizuar.

Sipas agjentit holandez fjalët nga mediet për transferimin e Pogbas te skuadra angleze janë vetëm thashetheme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

“Nuk ka asnjë punë të kryer në lidhje me Paul Pogba, janë vetëm bla bla bla”, ka shkruar Raiola në ‘Twitter’.

Ndryshe, shumë media të huaja e kanë cilësuar të kryer transferimin e futbollistit të Juventusit në shifrën rekord prej 125 milionë euro. /Telegrafi/