Shkrimtari i shquar nacionalist rus, Zakhar Prilepin u plagos në një sulm me veturë bombë në rajonin e Nizhny Novgorod ndërsa Moska fajësoi Ukrainën dhe Perëndimin.
“Ai ka mbijetuar, por ka mbetur i plagosur dhe është i vetëdijshëm”, ka thënë një burim i afërt me shkrimtarin.
Nuk ka detaje të tjera në këto momente, raportojnë mediat e huaja.
Pictures are now surfacing from the scene of the car bomb attack on Zakhar Prilepin
Look at that crater pic.twitter.com/45286zin1e
— Francis Scarr (@francis_scarr) May 6, 2023
Kujtojmë se dy nga propagandistët kryesorë të Rusisë pro luftës janë vrarë që kur shteti rus nisi pushtimin në Ukrainë.
Darya Dugina, vajza e një ideologu nacionalist, u vra në një sulm me bombë me veturë pranë Moskës në muajin gusht.
Blogeri ushtarak, Vladlen Tatarsky u vra muajin e kaluar me një bombë në një kafene në Shën Petersburg. /Telegrafi/