Site icon Telegrafi

Shpërthen moderatorja, zbulon bisedat private me Bekim Balajn

Einxhel Shkira duket se nuk e ka përtypur dot deklaratën e fundit të futbollistit Bekim Balaj.

Kur prezantuesja e televizionit “In”, tha për gazetën “Paloma” se Bekimi ishte thjeshtë një fansi i saj, ky i fundit e injoroi duke thënë se Einxhelin nuk e njihte fare.

Kaq ka mjaftuar që bukuroshja të shpërthejë sërish kundër atij që mendohet se ka qenë i dashuri i saj, shkruan Anabel.

“Shpresoj të mos i rritet hunda si e Pinokut, se do t’i duhet ta rregullojë prapë”, ka thënë ajo duke vijuar të tregojë dhe bisedën private që pati në telefon me Bekimin.

“Pas intervistës sime kontaktuam në privat dhe më tha pse e ke bërë diçka të tillë, unë s’kam bërë e as nuk kam thënë asgjë. Fill pas bisedës sonë në privat, ai ka bërë dhe deklaratën e tij në media. Nuk e di pse duket aq i lënduar, por kuptohet që po gënjen”, është shprehur bukuroshja seksi.

Pavarësisht që ata nuk e kanë pranuar asnjëherë lidhjen midis tyre, pati zëra se ata të dy ishin në një marrëdhënie pas fotove që Einxheli publikoi gjatë pushimeve në Xhamajkë. Historia u rikthye në vëmëndjen e mediave pak ditë më parë, kur ajo vendosi të fliste.

Përsa i përket futbollistit të kombëtares, ai është në një marrëdhënie me moderatoren kosovare Elita Rudi.

Përpos Bekimit, në deklaratat e fundit të Shkirës shfaqet një tjetër mashkull. Bëhet fjalë për gazetarin Drini Zeqo, për të cilin ajo ka thënë: “E dua shumë atë djalë, është mashkulli më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë” duke lënë të kuptohet se midis të dyve mund të këtë një lidhje.


Exit mobile version