Telegrafi

Shpërthen Driton Kuka: Shikoni çfarë po kërkon për Majlinda Kelmendin (Foto)

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Rios.

Në një intervistë për mediat botërore, xhudistja kosovare ka thënë ndër të tjerash “Ka refuzuar milionat prej shteteve të tjera. Nuk ka para që më bëjnë të ndihem si sot”.

Kjo ka bërë që reagojë edhe trajneri i kampiones olimpike, Driton Kuka, i cili ka pohuar se ka ardhur koha që është momenti që të reflektohet, transmeton Telegrafi.

“Moment që të reflektohet. A meriton Majlinda të ketë diçka të jashtëzakonshme, po mendoj që po !?
Shteti duhet ta shpërblej si duhet këtë sukses tê saj!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Lexo po ashtu Kjo është renditja e Kosovës sipas medaljeve të fituara në Rio

Vlen të ceket se xhudistes pejane i takojnë 100 mijë euro si fituese e medaljes olimpike sipas rregullores së Ministrisë së Sporteve, e cila vite më parë kishte caktuar edhe shumat se sa do t’iu takojnë fituesve të medaljeve.

Ndryshe, Majlinda pritet të rikthehet në vendlindje gjatë ditës së diele, ndërsa mësohet se do të pritet nga institucionet shtetërore. /Telegrafi/