Robert Lewandowski bëri një postim mbrëmjen e djeshme, duke treguar përulësi ndaj rivalit të tij Lionel Messi që triumfoi mbi polakun për garën e Topit të Artë.
Por, për t’iu bashkuar polemikave, ka menduar dhe agjenti i sulmuesit, Pini Zahavi i cili në një intervistë për TZ është shprehur se klienti i tij nuk u “vodh”, por polaku e meritonte ta fitonte çmimin.
“Urime për Lionel Mesin: një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Por, Topi i Artë 2021 nuk i përket Messit, jo këtë herë. Topi i Artë është i Robert Lewandowskit”.
“Nuk është vjedhur, por ai është njeriu që e meriton. Prandaj nuk është çudi që disa qindra milionë tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin e kësaj ngjarje prestigjioze futbolli”, ishin fjalët e Zahavit.
Në anën tjetër, gazeta prestiogjioze gjermane, Bild e ka quajtur “skandaloze” zgjedhjen e Lionel Messit, si fitues i “Topit të Artë”.
Në artikull thuhet se Robert Lewandowski ishte larg më i mirë se Messi. /Telegrafi/
Lewandowski's agent Pini Zahavi:
"Big congratulations to Messi, he's an impressive player and a football legend. But the 2021 Ballon d'Or does not belong to him, not this time. The Ballon d'Or belongs to Robert Lewandowski."
😬😬😬 pic.twitter.com/kf792sVufT
— Footy Accumulators (@FootyAccums) November 30, 2021