Site icon Telegrafi

Shpërthejnë reperët, vërtetojnë pafajsinë e Bim Bimmas! Ai nuk përbën një rrezik për qytetarët (Foto)

Sot (e enjte) në mediat online ka qarkulluar një lajm jo shumë i këndshëm për reperin Bim Bimma.

Ai u përfol se po i rrezikon qytetarët e Prishtinës, teksa endet rrugëve me qentë e tij, të cilët nuk janë të paktë në numër.

Lexo po ashtu Bim Bimma shtyn publikimin e albumit

Por, ky shkrim mesa duket e ka irrituar në masë të madhe reperin i cili ka shpërthyer me një reagim në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një video përmes së cilës shfaq disa fëmijë shumë të lumtur duke luajtur me kfashët e tij, gjersa në mbishkrimin e fotos sqaron se qentë e tij nuk janë të rrezikshëm.

Reagimi i plotë i reperit Bim Bimma në Instagram

Por, nuk ka qenë i vetmi Bim Bimma që ka reaguar ndaj një shkrimi të tillë.

Të njëjtën  gjë ka bërë edhe reperi Lyrical Son i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, përmes së cilës ka kritikuar ashpër portalet për këtë mos korrektësi.

Reagimi i plotë i reperit Lyrical Son lidhur me artikulin kundër Bim Bimmas. Foto nga: Instagram

 

Lyrical Son i ka cilësuar shkrimet e tilla si shembull i gazetarisë amatoreske. /Telegrafi/

Exit mobile version