Telegrafi

Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Drenas

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka arrestuar në person në Drenas, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video-materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.

Rasti ka ndodhur të martën në Drenas, në orën 11:45.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/