Telegrafi

Shpërndarja e Kuvendit, Zeka votoi kundër, Pajaziti e Musliu abstenuan

Deputeti Milaim Zeka, është i vetmi i cili ka votuar sot kundër shpërndarjes së parlamentit të Kosovës.

Për Telegrafin, ai ka thënë se arsyeja pse ka votuar kundër është për shkak të pakënaqësive që ka për punën e kësaj Qeverie.

“Kam shprehur protestë për gjendjen kaotike që gjendet vendi e që e ka sjell kjo qeveri”, tha Zeka për Telegrafin. Po ashtu, edhe dy deputetët e PDK-së,  Zenun Pajaziti e Ganimtete Musliu, kanë abstenuar në votim.

Kjo mësohet nga publikimi i listës së votave nga faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës, të cilën mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Ndërkohë, sot në një seancë të jashtëzakonshme është shpërndarë legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës. Më 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosën pro shpërndarjes.

Lexo po ashtu Çdo gjë që ndodhi në ditën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës

Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/