Site icon Telegrafi

Shpërndanin doza kanabisi afër shkollave në Kamëz, arrestohen dy të rinj

Foto: Ilustrim

Dy të rinj në Kamëz janë arrestuar nga policia pasi shpërndanin doza kanabisi në afërsi të shkollave.

Në pranga kanë rënë shtetasit Xh.K., 23 vjeç dhe A.Th., 28 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit i janë gjetur 15 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Telegrafi/

Exit mobile version