Telegrafi

Shpenzoi gati 4,000 orë për ta edituar, Mr.Beast paralajmëron projektin e radhës që thotë se do të ndryshojë rrjedhën e videove në YouTube

YouTuberi i famshëm Mr.Beast,  i njohur për videot e tij filantropike dhe më gjerë, ka paralajmëruar se do të publikojë një video interesante që do ta ndryshojë tërësisht rrjedhën e videove në YouTube.

Për këtë video, YouTuber-i thotë se ka shpenzuar gati 4,000 orë apo për afërsisht gjashtë muaj për ta edituar, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, ai thotë se atij iu është dashur të shpenzojë miliona dollarë në këtë video, disa muaj për ta organizuar si dhe disa javë për ta filmuar.

Kjo video, për të cilën Mr.Beast thotë se do të jetë më e mira ndonjëherë, do të lansohet në kanalin e tij të shtunën.

Lexo po ashtu YouTuberi i famshëm MrBeast i jep kamarieres një makinë në formë bakshishi

Sipas tij, kjo gjithashtu do të ndryshojë rrjedhën e videove në YouTube.

Mr.Beast, një bloger me video mjaft interesante, ka gjithsej 150 milionë abonentë në kanalin e tij. /Telegrafi/