Një qytetare e Britanisë së Madhe e identifikuar si Becca Pott, së fundmi është bërë me një shtëpi luksoze që kap vlerën e 4.7 milionë dollarëve, dhe atë falë tiketës fatsjellëse të lotarisë për të cilën pagoi vetëm 13 dollarë dhe i “dhuroi” pesë milionë dollarë.
Pott dhe familja e saj, bashkëshorti dhe foshnja e porsalindur braktisën apartamentin dydhomësh në lindje të Londrës, për të vazhduar jetën në vilën luksoze me pesë dhoma gjumi dhe katër tualete, transmeton Telegrafi.
Becca kishte marrë pjesë në tërheqjen e numrave fitues Omaze Million Pound House, ku në fund u konstatua se tiketa që kishte blerë dhe i kushtoi vetëm 13 dollarë, i solli miliona – përkatësisht 5 milionë dollarë.
“Bashkëshorti im ka marrë pjesë në çdo tërheqje të Omaze Million Pound House, por harronte të lajmërohej. Për fat të mirë, kësaj radhe vendosa ta blejë një tiketë prej 13 dollarë, e për këtë ai nuk ishte në dijeni dhe as që besonte se unë kam shikuar shtëpinë luksoze pasi fitova në lotari”, tha ajo. /Telegrafi/