Shpend Ahmeti ka premtuar qytetarët e Kosovës së stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet së shpejti do ta ketë edhe shtatoren e legjendës së futbollit.
Stadiumi Fadil Vokrri do të jetë nikoqir i ndeshjes së yjeve, të përbërë me një ekip nga Granit Xhaka dhe një tjetër nga Milot Rashica.
Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet nga ora 20:00 dhe shumë yje e njerëz të njohur, jo vetëm të sportit, do të jenë pjesë e kësaj ndeshje me karakter bamirës.
Në konferencën për media para ndeshjes ka folur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë shtatore të Fadil Vokrrit në stadiumin e Prishtinës.
“Homazhet janë gjëja më e pakët që mund të bëjmë për Fadil Vokrrin”.
“Shumë shpejtë do ta kemi edhe shtatoren e Fadil Vokrrit para stadiumit, si te Arsenali që është tek stadiumi atje, që ta nderojmë dhe të ia kujtojmë të gjithëve veprën që e ka bërë Fadili”, deklaroi Ahmeti. /Telegrafi/