Kryetari i Komunës së Prishtinës ka reaguar ndaj akuzave që ia ka bërë shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal, Lirak Çelaj.
Ky i fundit në disa prononcime për media të ndryshme ka akuzuar Shpend Ahmetin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po përhapin dezinformata në media për ndarjen e tij nga bashkëshortja.
Në një prononcim për Indeksonline, Ahmeti ka thënë se ai as që e di se për çfarë është fjala, dhe se nuk mund të besojë se Çelaj vërtet e akuzon për shpifje.
“Kjo qenka e pabesueshme. Unë as që po e di çka është lajmi”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
“Jeta private është jetë private. Liraku sigurisht e di që kam punë shumë më të rëndësishme se me u marr me jetën e tij private. I uroj suksese ne jetën e tij”, ka shtuar i pari i Prishtinës.