Shpat Kasapi është hapur rreth përfundimit të lidhjes së tij të gjatë me Afërdita Dreshajn.
“Asgjë, ishte një histori që është mbyllur. I dhamë fund. Ndoshta distanca e bëri të veten. Ishte një lidhje që nuk shkonte”, ka thënë këngëtari në emisionin 1Kafe me Mamen, transmeton Telegrafi.
I pyetur nga prezantuesja nëse është penduar për vitet që i ka kaluar me modelen dhe këngëtaren, ai ka thënë se e ka shijuar çdo moment me të dhe nuk ndjen kurrfarë pendimi për lidhjen që ka pasur.
Edhe një herë, Shpati nuk i ka mohuar spekulimet që thoshin se kënga “Do ta dua” i është kushtuar Afërditës.
Këngëtari ka thënë se ka pasur një lidhje të gjatë me ish-të dashurën e tij, prandaj nuk do të ishte e çuditshme edhe po t’ia kushtonte këngën. /Telegrafi/