Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa së shpejti do të vijnë me projektin e tyre të ri.
“Fati im ishe ti” titullohet kënga, e cila ka bashkuar artistët në një këngë, transmeton Telegrafi.
Ditë më parë Panorama raportoi për një afrimitet dhe lidhje të mundshme mes tyre jasht aktiviteteve muzikore.
I kontaktuar nga Telegrafi, këngëtari shkupjan nuk ka pranuar të flasë lidhur me këtë qështje.
Lidhja e tij e vetme e bërë publike ishte ajo me Afërdita Dreshajn, e cila ka kohë që ka përfunduar.
Në anën tjetër as Rovena nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, të cilat kanë pushtuar median rozë ditëve të fundit. /Telegrafi/