Telegrafi

Shpaloset zyrtarisht koncepti BMW 3.0 CSL Hommage (Foto)

Deri më tani kompani BMW në ngjarjen Concorso d’Eleganza Villa d’Este në Itali, ka prezantuar një numër të koncepteve të ndryshme, të tilla si: M1 Homage, Gran Lusso Coupe, Zagato Coupe dhe nuk është për t’u habitur që bavarezët edhe për këtë vit për këtë ngjarje kanë përgatitur diçka interesante.

Në fotografi shihet BMW 3.0 CSL Hommage, koncept i krijuar për nder të 70 vjetorit të modelit E9 3.0 CSL.

Modeli origjinal BMW 3.0 CSL ka qenë rreth 200 kilogramë më i lehtë se modeli 3.0 CS, ndërsa për konceptin 3.0 CSL Hommage nuk ka shifra konkrete se sa peshon, transmeton Koha.net. Megjithatë, është njoftuar se koncepti BMW 3.0 CSL Hommage nuk është i bazuar në ndonjë model ekzistues, por nga “zero”, si dhe se është projektuar që të jetë sa më i lehtë.

Për tërheqje përkujdeset motori 3.0-litër eBoost me gjashtë cilindra dhe me kapacitet prej 560 kuaj fuqi, duke përfshirë edhe hibridin.

Eksterieri i këtij koncepti ka hapësirë vetëm për dy pasagjerë dhe thuhet se posedon panelin e përparmë prej druri dhe timoni me një dizajn interesant.

Gjithashtu BMW 3.0 CSL Hommage posedon retrovizorët-kamerë, spoilerin e madh në pjesën e pasme, rrotat prej alumini me diametër prej 21-inç, dritat laserike, si dhe eksterierin me ngjyrë “Golf Yellow”.