Telegrafi

Shpaloset zyrtarisht Daihatsu Cast (Foto)

Kompania japoneze Daihatsu, për tregun japonez ka përgatitur edhe një model të ri Kei Car, i quajtur Cast.

Cast, i gjatë 3.4 metra, do të jetë në dispozicion në tre versione (Style, Sport dhe Activa) dhe do të ketë motorin me tre cilindra me kapacitet prej vetëm 660 CC vëllim.

Versioni më i dobët është me kapacitet prej 52 kuajfuqi, ndërsa versioni më i fort me 64 kuajfuqi, në kombinim me marshin CVT.

Në ofertë do të jenë në dispozicion dy versione të këtij modeli, 2WD dhe 4WD, ndërsa blerësit do të kenë mundësi të porosisin këtë model me eksterier dy-ngjyrësh.

Daihatsu Cast do të dalë në shitje muajin e ardhshëm me çmim prej rreth 9-mijë euro për versionin bazë.