Këto ditë, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po futen banorët e eleminuar, meqë është java e fundit e këtij spektakli.
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, e cila ndodhet për vizitë afat shkurtë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Shota ka reaguar në lidhje me “ndarjen” e Xhulit nga Atdheu.
Shota ka thënë të ketë ndier keqardhje pasi që Atdheu “e kishte braktisur ‘live’ Xhulin”.
“Momenti kur mu ke dhimbsur më së shumti është kur Atdheu të ka lënë ‘live’. Me pas pasur Atdheun shok, e kisha thirr dhe do t’i thoja gjithçka, se nëse kishte qenë tjetra do të kishte qarë deri në mëngjes”, ka thënë Shota pos tjerash.
Përndryshe, Big Brother VIP Kosova do të zhvillojë këtë të premte finalen e madhe.
Njëri nga pesë finalistët të cilët janë: Stresi, Artani, Xhuli, Vedati dhe Mbresa – do të fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/