Site icon Telegrafi

Shota: Xhuli ka shkuar nëpër hoxhallarë për ta siguruar finalen, është e rrezikshme

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Shota Baraliu, ka nisur ditën e sotme (e enjte) me akuza të mëdha kundrejt banores tjetër, Xhuli Nura.

Ajo fillimisht bëri një bisedë me Edon Shilekun, Stresin dhe konkurrentin Andi Artani.

Në bisedën me djemtë, aktorja nga Suhareka dyshoi se modelja ka bërë magji të zezë në shtëpi, pasi gjatë gjithë kohës kanë probleme.

Foto: Screenshot/YouTube

E në një bisedë tjetër me Lugatin, Shota theksoi se ajo mund t’i ketë vizituar hoxhallarët për të siguruar finalen.

Lexo po ashtu Shota Baraliu thotë se Xhuli Nura po bën magji në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

“Sikur ‘sehirbaze’ që bën ‘sehire’ krejt shtëpinë rrëmujë. Mos ka shkuar tek hoxha e na ka shkruar? Kjo zemra ime, jam e bindur që ka shkuar nëpër hoxhallarë për të shkruar veç që ta siguroj finalen”, ka thënë Shota.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kjo është e rrezikshme, të bëj be në Zot. Asnjë shoqe afër se ka kjo jashtë, krejt i ka të tilla”, shtoi ajo.

Gjon Karrica nga ana tjetër i tha të ketë kujdes me zërin, në mënyrë që të mos dëgjohet tek banorët e tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version