Site icon Telegrafi

Shota Baraliu këngë për homoseksualët

Aktorja dhe këngëtarja Shota Baraliu së shpejti do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Kënga titulli i së cilës ende nuk është zbuluar është këngë që i dedikohet homoseksualëve, transmeton Telegrafi.

“E di që do të përballem me kritika dhe ndoshta nuk do të kem përkrahje për këtë projekt por kam vendosur ta publikoj”, ka thënë Shota në emisionin “1 kafe me mamën”.

Sipas këngëtares kënga do të vijë e realizuar me videoklip dhe ‘protagonistë do të jenë njerëzit adekuat’, tha ajo duke na lënë të kuptojmë se në videon e saj të radhës do të shohim skena të pa para në videoklipet shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version