Telegrafi

Shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës FA

Kupa FA (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Favoriti i sivjetmë i Kupës FA, Manchester City, do të luajë kundër Brightonit në gjysmëfinalen që zhvillohet ne stadiumin Wembley.

Skuadra e Pep Guardiolas u kthye nga disavantazhi prej dy golash për ta eliminuar Swansea Cityn e Bersant Celinës, ndërsa Brightoni e eliminoi Millwallin pas penalltive.

Finalisti vitit 1984, Watfordi, do të luajë kundër fituesit të katërfishtë, Wolverhampton Wanderers, në gjysmëfinalen e tyre të parë që nga viti 1998.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga FA Cup

Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në fundjavën e 6 dhe 7 prillit.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës FA:

Manchester City – Brighton

Watford – Wolverhampton Wanderers

/Telegrafi/