Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës ku u mësuan çiftet çerekfinaliste.
Shorti i çerekfinaleve ka caktuar ndeshje mjaft interesante dhe të barabarta, ku spektakli nuk pritet që të mungojë.
Megjithatë, ndeshja mes Milanit dhe Romës është përballja më e fortë e kësaj faze në Ligën e Evropës.
Në ndeshjet tjera do të luajnë Liverpool-Atalanta, Bayer Leverkusen-West Ham dhe SL Benfica-Marseille.
Por, në rast se kalojnë në gjysmëfinale, si do të ishin çiftet?
UEFA ka hedhur shortin edhe për këtë fazë, ku fituesi i ndeshjes Benfica-Marseille do të përballej në gjysmëfinale me fituesin e Liverpool-Atalanta.
Gjysmëfinalja e dytë do të ishte ajo mes fituesit të ndeshjes Milan-Roma dhe Bayer Leverkusen-West Ham.
Në finale, në cilësinë e vendasit do të luajë fituesi i gjysmëfinales së parë./Telegrafi/