Është tërhequr shorti i Copa Del Rey në kuadër të raundit të 1/16-tave ku Barcelona dhe Real Madridi tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë.
Në këtë raund do të jemi dëshmitarë të derbit madrilen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, përballje kjo që do të jetë e katërta këtë sezon mes këtyre dy skuadrave.
Këto dy ekipe do të luajnë mes vete të mërkurën në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.
Barcelona në anën tjetër do të përballet me ekipin e kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Unionistas de Salamanca.
🔴 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 I ¡EMPAREJAMIENTOS DE OCTAVOS!
🗓️ Los encuentros se disputarán los días 16, 17 y 18 de enero de 2024.
🍀 ¡Mucha suerte a todos!#CopaDelRey I #LaCopaMola pic.twitter.com/mZiwg2lxdE
— RFEF (@rfef) January 8, 2024
Këto ndeshje do të zhvillohen mes datave 16, 17 dhe 18 janar dhe nuk do të ketë ndeshje kthyese.
Real Madridi do të luajë në udhëtim në “Civitas Metropolitan”, ashtu si edhe Barcelona që do të luajë përsëri si mysafire edhe në këtë raund.
Për t’u kualifikuar në këtë raund, Real Madridi mposhti paraprakisht Arandinan me rezultat 3-1 falë golave të Joselu, Brahim Diaz dhe Rodrygo.
Barcelona në anën tjetër doli fitues në takimin përballë Barbastros me rezultat 2-3, ku golat u shënuan nga Fermin Lopez, Raphinha dhe Lewandowski./Telegrafi/