Telegrafi

Shorti i Kampionatit Evropian në xhudo, mësoni duelet

Getty Images

Është hedhur shorti në Varshavë për Kampionatin Evropian në xhudo për sendorë, me ç’rast xhudistet e Kosovës do të kenë sprova të vështira.

Kampionia në fuqi e Evropës dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (52 kg), do ta presë fituesen e takimit ndërmjet britanikes, Chelsie Giles dhe polakes Karolina Pienkowska.

Distria Krasniqi (52 kg) do ta presë fituesen e sfidës në mes hungarezes Bernadett Keliger dhe polakes Agata Perenc, bën të ditur botasot.info.

Ndërkaq, talentja Fjolla Kelmendi (48 kg) do të ndeshet me izraeliten Shira Me Rishony, kurse Nora Gjakova (57 kg) ballafaqohet me polaken Anna Borowska.

Talentja Loriana Kuka sfidohet nga garuesja e Bosnjës, Aleksandra Samardzic. Akil Gjakova përballet me çekun Jakub Jecminek. Majlinda, Nora, Distria e Fjolla garojnë të enjten, kurse të premten Akili e Loriana.