Site icon Telegrafi

Shoqja e ngushtë e Kim rrëfen si e përjetoi ngjarjen e Parisit

Chrissy Teigen ishte shqetësuar tej mase kur kishte dëgjuar se shoqja e saj, Kim Kardashian, ishte mbajtur me armë dhe i ishin grabitur stoli në Paris.

Modelja, e cila është e martuar me John Legend (i cili është po ashtu shok i mirë me Kanye West), në një prononcim për Us Weekly ka treguar për reagimin e saj kur e kishte marrë lajmin, raporton Telegrafi.

“Isha vërtet e frikësuar. E dija se diçka e keqe kishte ndodhur kur e pashë atë video duke vrapuar (Kanye West) nga skena (në Festivalin në Meadows)…”.

Chrissy dhe Kim në një konkurrencë gjoksesh.

“Ai nuk është nga ata që bëjnë gjëra të tilla. E di që zemra mu ndal dhe kur e dëgjova gjithë ngjarjen, ishte shumë e frikshme. Mund t’i kishte ndodhur kujtdo”.

Lexo po ashtu Pas tmerrit që përjetoi, Kardashian nuk njihet gjatë daljes së saj (Foto)

“Pasi i dëgjova detajet dhe duke e ditur se ajo ka fëmijë të vegjël në shtëpi dhe se ajo është aq e ëmbël, e hapur dhe e sinqertë, vështirë të besosh se diçka e tillë mund t’i ketë ndodhur në të vërtetë”, ka deklaruar Teigen. /Telegrafi/

Exit mobile version