Site icon Telegrafi

Shoqërohet në polici një qytetar nga Peja, shpërndau informacione të rreme për coronavirusin

Një person është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë pasi që përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë informacione të rrejshme në lidhje me personat e infektuar nga coronavirusi (COVID-19).

Personi në fjalë do të mbahet për intervistim, ndërsa më pas me udhër të prokurorit do të lirohet në procedurë të rregullte.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po mund t’ju konfirmoj se një person është shoqëruar nga policia në Pejë në lidhje me shpërndarjen e një postimi të rrem në rrjete sociale. Personi është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte”, tha Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version