Site icon Telegrafi

“Shoku raportoi se e kanë rrëmbyer”- Prokuroria jep detaje për rrëmbimin në Pejë

Ditën e martë në Pejë u raportua për një rrëmbim.

Lidhur me këtë, janë arrestuar dy persona, njëri nga komuna e Podujevës e tjetri nga komuna e Ferizajt.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se ishte shoku i viktimës ai që e raportoi kidnapimin, e ku më pas policia ka arrestuar dy të dyshuarit në Podujevë.

Sipas Nikçit, rrëmbimi dyshohet të ketë ardhur për shkak të një borxhi.

Lexo po ashtu Rrëmbim për shkak të një borxhi të vjetër, policia arreston dy persona në Pejë

“Një person nga Podujeva dhe një nga komuna e Ferizajt kanë ardhur në Pejë, ku sipas dyshimeve tona bëhet fjalë për një borxh, ku dhe e kanë rrëmbyer një person nga Peja, me ç’rast e kanë dërguar në komunën e Podujevës. Menjëherë është raportuar rasti në Policinë e Kosovës, ku më pas është kontaktuar Prokurori i Krimeve të Rënda, ku me koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe pas një pune intensive janë lokalizuar personat e dyshuar”, tha Nikçi për KlanKosova.

Ai shtoi se të njëjtit janë arrestuar nga policia, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjithashtu është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Për të njëjtit janë kapur prova për të cilat do të dëshmohen që të njëjtit janë fajtor. Raportimi ka ardhur nga një shok i viktimës”, tha Nikçi.

Ndryshe, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më datë 17 dhjetor 2024, rreth orës 11:25, ka pranuar një informacion nga një dëshmitar, i cili ka deklaruar se rreth orës 10:07, ka marrë një thirrje telefonike nga shoku i tij.

Sipas dëshmisë, dy persona nga qyteti i Ferizajt kishin kontaktuar viktimën lidhur me një borxh të vjetër të vëllait të tij.

Pas takimit me të dyshuarit, viktima është rrëmbyer dhe është dërguar në drejtim të panjohur. /Telergafi/

Exit mobile version