Site icon Telegrafi

Shokon 50 Cent: Nuk bëj jetë luksoze, të gjitha ishin të huazuara

Reperi i famshëm, 50 Cent, ka shokuar me deklaratën e tij në Gjykatën Supreme të Manhattanit të martën, ku tha se asgjë nga jeta e tij luksoze nuk është e vërtetë.

Curtis Jackson, i ftuar për të dëshmuar në lidhje me financat e tij, ka deklaruar në gjykatë se të gjitha veturat e famshme Lamborghini, Bentley dhe Rolls Roycet nuk janë të tijat.

“Të gjitha veturat ishin të marra me qira. Është si video e muzikës, ata thonë ‘aksion’ dhe ju i shihni ato vetura të shkëlqyeshme, por gjithçka më pas kthehet te pronari”, ka deklaruar reperi.

“Unazat dhe zinxhirët të gjithë ishin me hua”, shtoi ai, raporton nydailynews, transmeton koha.net.

Më herët gjatë muajit, një gjykatë kishte urdhëruar atë të paguante pesë milionë dollarë për shkak të publikimit të një videoje intime të Lastonia Levistonit.

50 Cent thotë se nuk ka pasuri më shumë se 4.4 milionë dollarë dhe është ankuar se ka fituar vetëm 10 për qind nga 38 milionë albumet e shitura.

Jackson javën e kaluar dorëzoi kërkesën për falimentim.

Exit mobile version